Telenews

Zhduket një 17 vjeçare nga Ferizaj, familja kërkon ndihmë për gjetjen e saj

Një vajzë e re nga Ferizaj, është larguar nga shtëpia e saj tri ditë më parë.

Familjarët nuk dinë asgjë për fatin e 17-vjeçares.

Rasti është raportuar në polici, nga nëna e saj.

Kjo u konfirmua  nga Kanun Veseli, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt.

“Më datë 05.05.2025, rreth orës 02:00, në stacionin policor në Ferizaj është raportuar një rast për një person të zhdukur femër, 17 vjeçare. Sipas nënës së saj ajo më 02.05.2025, rreth orës 19:30, ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer”, deklaroi Veseli për Klankosova.tv

Në momentin e largimit, ajo kishte veshur një bluzë të bardhë, është rreth 170 cm e gjatë, peshon rreth 83 kg, me flokë dhe sy ngjyrë kafe.

17-vjeçarja që u raportua e zhdukur është Ajtene Koka.

Të ngajshme

Presidentja Osmani u prit me nderime mbretërore në Brunei Darusaalam

Valjeta Turkaj

Tre të vrarë dhe pesë të plagosur nga të shtënat me armë në Arizona

Valjeta Turkaj

Albin Kurti lut Lumir Abdixhikun për koalicion

Valjeta Turkaj