Telenews

Zhduket një 76-vjeçar nga Fushë Kosova, familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Një person nga Fushë Kosovë është zhdukur dhe familjarët e tij kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve për t’a gjetur atë.

Bëhet fjalë për Qani Rexhepin, 76-vjeçar, i cili sipas familjes ka dalë nga shtëpia gjatë ditës së sotme dhe nuk është kthyer më. Të afërmit bëjnë të ditur se ai vuan nga demenca.

Ata njoftuan gjithashtu se në kohën kur ka dalë nga shtëpia, ai kishte të veshura farmerka të kaltra dhe një xhaketë të zezë.

Familjarët apelojnë tek të gjithë qytetarët që, në rast se e shohin ose kanë ndonjë informacion për vendndodhjen e tij, të kontaktojnë në numrin e telefonit: 049 – 700 – 872.

Të ngajshme

Pse të dielave na kap mërzia kur afrohet e hëna? Fenomeni që shumë njerëz e përjetojnë, por pak e kuptojnë

Rrezarta Ramaj

Dorëheqja nga posti i kryetarit, PDK del me sqarime rreth vendimit të Hamzës A

Rrezarta Ramaj

Kosova pjesë e retorikës nacionaliste në prag të zgjedhjeve në Serbi –

KushtrimGuraj