Telenews

Zherka pas përplasjes Trump-Zelensky: Në Kosovë, gara se kush do qëndrojë në opozitë do të jetë e nxehtë

Njohësi i marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bardh Zherka, ka ka komentuar atë që ndodhi sot në Zyrën Ovale mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Zherka tha se me natën e sotme, gara në Kosovë mes liderëve politikë për të qëndruar në opozitë do të jetë shumë e nxehtë.

Ai më tej tha se reagimet e liderëve evropianë në mbështetje të Ukrainës janë hipokrizi.

“Kur po i shoh reagimet, është një hipokrizi që po vjen në këtë moment. Në fillim të luftës në Ukrainë, kur Gjermania në pakon e ndihmave i dërgon Ukrainës helmeta dhe pancirë”.

“Çka është tjetër pak qesharake është habia e liderëve evropianë me qasjen e Trumpit. Trumpi po e paralajmëron mënyrën se si do ta bëjë politikën”, tha ai në Rubikon në Klan Kosova.

 

Të ngajshme

Ambasadorja ukrainase tronditet teksa dëgjon debatet e ashpra në takimin Trump-Zelensky

Donat Hashani

Votat e diasporës më postë, ja në cilin vend po prinë PDK-ja

Donat Hashani

Presidenti i Këshillit Evropian, Zelenskyt: Ji i fort, trim, i patrembur – nuk je kurrë vetëm

Donat Hashani