Telenews

Zhvillimet në veri, deklarohet Policia e Kosovës: Po asistojmë kryetarët e komunave të kryejnë punën e tyre në objektet komunale

Policia e Kosovës, është deklaruar rreth zhvillimeve në veri, ku grupe serbësh janë mbledhur para objekteve komunale si mobilizim pas lëshimit të sirenave në atë pjesë të vendit.

Policia e Kosovës bën të ditur se është  duke asistuar kryetarët e komunave veriore Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse, shkruan Gazeta Online Rreporteri.net.

“Policia e Kosovës (PK), sipas autorizimeve ligjore dhe kushtetuese po ndërmerr veprimet e saja policore në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe ndërmarrjen e masave policore me qëllim të parandalimit të të gjitha veprimtarive kriminale që paraqiten në vend.

Sipas detyrës zyrtare, sot Policia e Kosovës është duke asistuar kryetarët e komunave veriore Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Kryetarët e këtyre tri komunave në veri kanë bërë betimin e tyre dje, ndërsa një javë më parë është betuar ai i Mitrovicës së Veriut.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 8 shtator

Rrezarta Ramaj

Gjesti pas dënimit me dy vjet burgim me kusht: Ai i pari e ka nxjerrë armën, s’do të dorëzohem

Yllka Gashi

Haradinaj për 27-vjetorin e Policisë: Është një prej sukseseve më të mëdha të shtetit

Yllka Gashi