Telenews

Zjarr i madh në Abri të Poshtme – Djegie masive, katër lopë, dy vetura dhe një traktor, dëmi mbi 100 mijë euro

Rreth orës 04:30 të mëngjesit të sotëm, një shtëpi në fshatin Abri të Skenderajt është përfshirë nga zjarri. Rasti është raportuar menjëherë tek autoritetet përkatëse, ndërsa njësitet policore dhe ato të zjarrfikësve kanë reaguar me urgjencë për të ndërhyrë në vendngjarje.

Avni Zahiti, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut ka thënë se fatmirësisht, nga incidenti nuk është raportuar për persona të lënduar.

“Megjithatë, sipas informacioneve fillestare, zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha materiale. Përveç shtëpisë, janë dëmtuar edhe objekte përcjellëse, vetura, makina bujqësore dhe bagëti, si pasojë e përhapjes së shpejtë të flakëve”.

Policia e ka iniciuar rastin si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar shkaqet e zjarrit dhe për të vlerësuar dëmet e plota materiale.

 

Të ngajshme

Deputeti gjerman kritikon heshtjen për shqiptarët në Serbi dhe mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE

KushtrimGuraj

Dështon edhe përpjekja e 46-të për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit

KushtrimGuraj

Vrasja në Batincë, vajza e ushtarit kishte refuzuar martesën me të dyshuarin

KushtrimGuraj