Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer sot në fshatin Maxhunaj të komunës së Vushtrrisë, duke përfshirë një hapësirë të përdorur për grumbullimin e autopjesëve dhe automjeteve të vjetra.
Lajmin e ka konfirmuar komandanti i Njësisë së Zjarrfikësve në Vushtrri, Fadil Hyseni, i cili tha se zjarrfikësit janë në terren dhe aktualisht po punojnë në lokalizimin e flakëve.
“Bëhet fjalë për një varrezë të veturave. Jemi në lokalizim e sipër dhe fatmirësisht deri në këtë moment nuk raportohet për persona të lënduar”, ka deklaruar Hyseni.