Telenews

Zjarr i madh në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë, përfshihet një hapësirë e autopjesëve

Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer sot në fshatin Maxhunaj të komunës së Vushtrrisë, duke përfshirë një hapësirë të përdorur për grumbullimin e autopjesëve dhe automjeteve të vjetra.

Lajmin e ka konfirmuar komandanti i Njësisë së Zjarrfikësve në Vushtrri, Fadil Hyseni, i cili tha se zjarrfikësit janë në terren dhe aktualisht po punojnë në lokalizimin e flakëve.

“Bëhet fjalë për një varrezë të veturave. Jemi në lokalizim e sipër dhe fatmirësisht deri në këtë moment nuk raportohet për persona të lënduar”, ka deklaruar Hyseni.

Të ngajshme

Vendoset fotografia zyrtare e presidentes Justina Shiroka Pula, fotografi Arben Llapashtica e falënderon që ia besoi këtë detyrë

Rrezarta Ramaj

Vrasja e Arlinda Zekajt, raporti i përbashkët dhe gjetjet nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme

Rrezarta Ramaj

Valdrina befason me deklaratën për Valdetin në BBVK

Rrezarta Ramaj