Disa goma të vjetra e të grumbulluara kanë marr flakë ditën e sotme në hyrje të Fushë Kosovës.
Djegia e këtyre gomave ka shkaktuar tym të madh, duke ndotur edhe ajrin.
Nuk dihet ende shkaqet se si ka ardhur deri te ky zjarr dhe nga kush është shkaktuar.
Pamjet nga vendi i ngjarjes i ka publikuar gazetari Venhar Isufi, në llogarinë e tij në Facebook.
Policia ende nuk ka dhënë detaje në lidhje me këtë rast. /Telenews.al/

