Telenews

Zjarr i madh te Rana e Hedhun në Shqipëri, zona me pisha përfshihet nga flakët

Një zjarr i madh ka përfshirë zonën e Ranës së Hedhun në Shqipëri, duke shkaktuar alarm për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve.

Sipas raportimeve nga mediat në Shqipëri,zjarri ka kapluar shumë shpejtë pjesët e pishave, duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen e ekipeve zjarrfikëse.

Në zonë kanë dalë forca të shumta zjarrfikëse, të cilët po punojnë intensivisht për ta vënë situatën nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Zjarri ndodhet pranë disa hoteleve dhe objekte të tjera turistike, çka ka rritur shqetësimin për dëme të mundshme materiale.

Autoritetet dhe ekipet emergjente po vazhdojnë përpjekjet për izolimin e vatrës së zjarrit dhe mbrojtjen e objekteve përreth.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e shpërthimit të zjarrit mbeten ende të paqarta.

Të ngajshme

Merz i Gjermanisë paralajmëron kundër braktisjes së Ukrainës

Rrezarta Ramaj

Studenti e pranon: Jemi në kontakt të vazhdueshëm me kolegët në Serbi, lidhur me protestën dhe organizimin

Rrezarta Ramaj

Stresi i kërkon Edi Ramës dorëheqjen: Ndryshe do kesh fundin më të keq

Rrezarta Ramaj