Telenews

Zjarr në ekspozitën Tesla në Romë: Digjen 17 automjete

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu mëngjesin e sotëm në një ekspozitë makinash Tesla në Romë, duke shkatërruar 17 automjete.

Incidenti ndodhi pak pas orës 4 të mëngjesit dhe nuk pati të lënduar.

Zjarri u përhap gjithashtu në një ndërtesë tjetër ku kishte makina Tesla, por ende nuk dihet shkaku i saktë i zjarrit, i cili është nën hetim, derisa nuk përjashtohet mundësia e zjarrvënies me qëllim.

Ky incident vjen në një periudhë ku Tesla, po përballet me sulme dhe vandalizëm të organizuar në mbarë botën, si pasojë e aktivitetit politik të CEO-së Elon Musk.

Të ngajshme

Luani që mbahej si kafshë shtëpiake në Shqipëri strehohet në Gjermani

KushtrimGuraj

Qeveria amerikane nis fushatën për të punësuar inxhinierë për role në inteligjencën artificiale dhe teknologji

KushtrimGuraj

Kurti i 9 shkurtit fillon me sulme banale kundër Hamzës e Abdixhikut

KushtrimGuraj