Telenews

Zjarr në një apartament në Tiranë, zjarrfikësit nxjerrin nga ballkoni i banesës dy fëmijë

Një apartament në zonën e Astirit në Tiranë është përfshirë nga flakët këtë të shtunë, duke shkaktuar panik në banesat përreth.

Zjarrfikësit kanë mbërritur me shpejtësi në vendngjarje dhe kanë arritur ta neutralizojnë zjarrin pas një operacioni intensiv. Gjatë ndërhyrjes, ata kanë shpëtuar dy fëmijë të mitur nga ballkoni i apartamentit, të cilët fatmirësisht ndodhen jashtë çdo rreziku.

Sipas informacioneve nga terreni, situata tashmë është stabilizuar dhe nuk raportohet për të lënduar, përveç dëmeve materiale në banesë. Autoritetet ndërkohë po vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit.

Të ngajshme

Reshjet e borës bllokojnë qarkullimin për kamionë në rrugën Pejë–Kullë–Rozhajë

KushtrimGuraj

E trishtë: Nuk arriti t’u mbijetojë plagëve – ndërron jetë 30-vjeçari në QKUK

KushtrimGuraj

Vdes në QKUK 30-vjeçari që ishte i plagosur me armë zjarri

Rrezarta Ramaj