Telenews

Zjarr në një banesë në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë

Një banesë në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë është përfshirë nga zjarri rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm. Sipas informacioneve të para, dyshohet se dikush ka hedhur një lëndë të panjohur në hapësirën e ashensorit, çka më pas ka shkaktuar zjarrin.

Ekipet e zjarrfikësve dhe të policisë kanë reaguar menjëherë dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin. Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkakun e saktë të zjarrit dhe nëse bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.

Të ngajshme

Fillon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Valjeta Turkaj

Shpallet e pavlefshme certifikata e regjistrimit e Shkollës së Futbollit “Finta” Drenas 2016

Valjeta Turkaj

KQZ jep detaje për votimin me postë në raundin e dytë të zgjedhjeve

Valjeta Turkaj