Telenews

Zjarr në një objekt në Klinë, në flakë traktorë e pajisje bujqësore

Një objekt në Klinë është përfshirë nga zjarri në rrethana ende të panjohura.

Sipas raportimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 7 gusht, rreth orës 10:40.

Nga zjarri është përfshirë një objekt ku ishin të vendosura automjete bujqësore, përfshirë traktorë, pajisje të tjera bujqësore dhe ushqim për kafshë.

Po ashtu, në objekt ndodhej edhe një komplet shtëpizë, përfshirë kuzhinë verore, si dhe rreth 1 mijë kilogramë miell.

Policia ka bërë të ditur se rasti është nën hetime.

Të ngajshme

Nuk iu bind policisë dhe sulmoi zyrtarët, prangoset i dyshuari në Skenderaj

Yllka Gashi

Fluksi i shtuar lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, në 12 orë regjistrohen mbi 41 mijë hyrje

Yllka Gashi

Ky është personi që u gjend pa shenja jete në lagjen Marigona

Rrezarta Ramaj