Telenews

Zjarr në një qendër migracioni në Meksikë, rreth 37 të vdekur

Të paktën 37 persona kanë gjetur vdekjen pas një zjarri në një qendër migracioni në qytetin kufitar verior të Meksikës, Ciudad Juarez.

Autoritetet thanë se zjarri në zyrën e Institutit Kombëtar të Migracionit (INM) ndodhi pasi ata morën rreth 71 emigrantë nga rrugët e qytetit, përcjell Telenews.al.

Shkaku i zjarrit apo kombësia e viktimave nuk janë bërë të ditura nga autoritetet.

Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan ushtarë dhe zjarrfikës duke ndihmuar të plagosurit për të shpëtuar nga brenda.

Kjo vjen pasi zyrtarët amerikanë në fillim të këtij muaji ndaluan qindra emigrantë – kryesisht venezuelas – të hynin në vend pasi një grup i madh u përpoq të kalonte me forcë duke kaluar ushtarët meksikanë në kufi.

https://twitter.com/JulioVaqueiro/status/1640646492233818115?s=20

Të ngajshme

Zelensky fton Trumpin në takimin e propozuar me Putinin në Stamboll

Donat Hashani

Antonio Costa: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të hyjnë në BE para të tjerëve

Valjeta Turkaj

SHBA-ja dhe Kina bien dakord të ulin tarifat tregtare ndaj njëra-tjetrës, zbulohen disa detaje

Valjeta Turkaj