Telenews

Zjarr në një shtëpi në Gjakovë, një person përfundon me lëndime – i dyshuari dërgohet në psikiatri

Një incident i rrezikshëm ka ndodhur në Gjakovë, ku një shtëpi është përfshirë nga zjarri, duke rrezikuar jetën e një personi që ndodhej brenda saj.

Ngjarja ka ndodhur më 28 mars 2026 rreth orës 03:20 në rrugën “Dergut Vokshi”, ku Policia ka pranuar informacion për një zjarr në një objekt banimi.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet policore, zjarrfikësit dhe ekipi i emergjencës, pasi brenda shtëpisë ndodhej një person.

Sipas informatave, brenda objektit ishte i dyshuari Shpejtim Roka, i cili është nxjerrë nga shtëpia nga një familjar dhe është dërguar për trajtim mjekësor, pasi kishte pësuar lëndime nga zjarri.

Dëshmitari B. R ka deklaruar se pasi ka vërejtur zjarrin, ka hyrë në shtëpi dhe ka arritur ta largojë të dyshuarin nga objekti.

Pas ekzaminimit nga mjeku psikiatër, është konstatuar se i dyshuari nuk është në gjendje të intervistohet për shkak të gjendjes së tij mendore.

Shkaqet e zjarrit për momentin mbeten të panjohura, ndërsa në vendin e ngjarjes është njoftuar edhe eksperti i zjarrit për hetime të mëtejme.

Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë në repartin e psikiatrisë.

Të ngajshme

Raporti BTI: Kosova e fundit në rajon për transformim ekonomik

KushtrimGuraj

​10 filmat më të mirë për t’i parë këtë prill

Blearta

Përfitimet nga çaji kamomil

Blearta