Policia e Kosovës ka dhënë detaje për zjarrin në shtëpinë e pleqve në Prishtinë.
Deri më tash raportohet për persona që kanë kërkuar ndihmë për vështërisë në frymarrje nga tymi, por që nuk ka ndonjë person të lënduar.
Kështu ka konfirmuar për Paparacin zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë, saktësisht në shtëpinë e pleqëve. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin.
Zjarri është lokalizuar dhe bazuar në informatat e deritanishme, raportohet për persona që kanë kërkuar ndihmë për shkak të vështërsimit të frymarrjes nga tymi, nuk ka ndonjë person të lënduar”, tha Ahmeti.

