Telenews

Zjarr pranë sheshit të flamurit në Vlorë, tymi përfshin qytetin

 

 

Një servis makinash është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës, pak pas përfundimit të ceremonisë së ngritjes së Flamurit, ku ishin të pranishëm krerët më të lartë të shtetit dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së Sheshit të Flamurit dhe flakët në servis janë përhapur me shpejtësi për shkak të vajrave dhe lëndëve djegëse që ndodheshin të akumuluara aty.

Zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, teksa shkaqet e zjarrit, tymi i të cilit përfshiu zonën, janë ende të paqarta./Telenews/

Të ngajshme

Aksident mes dy veturave në magjistralen Prishtinë–Gjilan, policia dhe ambulanca në vendin e ngjarjes

KushtrimGuraj

Hargreaves: Rrjetet e kontrabandës së migrantëve po minojnë sigurinë në Kosovë dhe Evropë

KushtrimGuraj

Maksutaj për zgjedhjen e presidentit: Të ketë kompromis mes partive politike në Kosovë

KushtrimGuraj