Telenews

Zjarret në Australi djegin mijëra hektarë, humb jetën një zjarrfikës

Një zjarrfikës australian ka humbur jetën tragjikisht teksa po përpiqej te luftonte flakët në veri të Sidney. Autoritetet australiane njoftuan se zjarrfikësi vdiq gjatë natës pasi një pemë ra mbi të ndërsa po përpiqej të vine në kontroll zjarrin.

Zyrtarët thanë se 59-vjeçari pësoi një atak kardiak dhe vdiq në vendngjarje. Zjarret në Uellsin e Ri Jugor kanë djegur dhjetëra mijëra hektarë me bimësi të ulët ndërsa autoritetet kanë bërë thirrje që njerëzit të evakuohen nga shtëpitë e tyre, shkruan Euronews.albania.

Rreziku i zjarreve në rajon po përkeqësohet nga një valë e të nxehtit në Uellsin e Ri Jugor sot, duke sjellë temperatura prej 42 gradë Celsius, sipas Shërbimit Meteorologjik. Sezoni i zjarreve në shkurre australiane 2019-2020, i quajtur “Vera e Zezë”, shkatërroi një zonë me madhësinë e Turqisë dhe vrau 33 persona.

Të ngajshme

Auto Pjesë Beka kujdeset për çdo detaj të veturës suaj

Erzana Fazliu

Ivanka Trump publikon librat për historinë shqiptare: Çfarë po hulumton?

Valjeta Turkaj

​Si vendos truri se cilat kujtime të ruajë?

Erzana Fazliu