Telenews

Zjarri i madh shpërthen në një nënstacion elektrik në Londër

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një nënstacion elektrik në Londrën perëndimore, raporton Skynews, transmeton Telenews.al.

Rreth 100 zjarrfikës po përballeshin me flakët në Aberdeen Place në Maida Vale, ku një transformator elektrik ishte ndezur.

Brigada e Zjarrfikësve të Londrës tha se edhe çatia e një ndërtese banimi fqinje ishte ndezur. Rreth 80 persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre.

Brigada e zjarrfikësve mori më shumë se 170 thirrje në lidhje me flakët që nga ora 5:30 e mëngjesit të së martës. Pesëmbëdhjetë automjete zjarrfikëse shkuan në vendngjarje.

“Ky është një zjarr shumë i dukshëm, i cili po prodhon shumë tym”, tha komandanti i stacionit Paul Morgan.

“Banorëve u këshillohet t’i mbajnë dritaret dhe dyert e mbyllura dhe të shmangin zonën sa herë që është e mundur”, thuhet tutje në njoftim.

Të ngajshme

Rasti “Curri” dhe të tjerët, i dëmtuari Dalladaku rrëfen për kamatat që pagoi dhe si mbeti i mbyllur në zyrë

Donat Hashani

Tentohet të ndalohen sërish punimet në sheshin ‘Xhorxh Bush’, policia në vendngjarje

Donat Hashani

Nesër eksplodohet një mjet shpërthyes që dyshohet se është i Luftës së Dytë Botërore, Policia ka disa udhëzime

Valjeta Turkaj