Telenews

Zjarri në fabrikën e plastikës, komandanti i zjarrfikësve në Drenas tregon se si është situata

 

 

Afrim Xhelili, komandant i zjarrfikësve në Drenas, thotë se situata me zjarrin tek fabrika në parkun e biznesit është vënë nën kontroll.

Ai tregoi se nuk ka zjarrëfikës të lënduar deri më tash tek fabrika e djegur për riciklimin e plastikës.

Xhelili theksoi se informatat i kanë marr rreth orës 10:45 (11.03.2024).

“Aktualisht e kemi nën kontroll situatën, më nuk ka mundësi me u shpërnda zjarri, kemi zjarrfikës në shumë pika. Nuk mundemi me e ditë saktësisht se kur do të ndalet zjarri. Për shkakun e zjarrit dalin ekspertët pasi që të krijohen kushtet për me hulumtu shkakun e zjarrit. Temperaturat janë të larta. Kemi pas pengesa me furnizim të ujit, është deshtë me shku në Drenas dhe Komoran për me marr ujë, dikush duhet me dhënë përgjegjësi. Në vend që me marr ujin 200 metra këtu, duhet me shku 2 kilometra ose 5 kilometra”- deklaroi Xhelili.

Zjarri që kaploi një fabrikë në Korreticë të Epërme të Drenasit po vazhdon që nga ora 11:00 e ditës së sotme (11.03.2024)./kallxo

Të ngajshme

Pse të dielave na kap mërzia kur afrohet e hëna? Fenomeni që shumë njerëz e përjetojnë, por pak e kuptojnë

Rrezarta Ramaj

Dorëheqja nga posti i kryetarit, PDK del me sqarime rreth vendimit të Hamzës A

Rrezarta Ramaj

Kosova pjesë e retorikës nacionaliste në prag të zgjedhjeve në Serbi –

KushtrimGuraj