Telenews

Zjarri në Poliçan, Ministria e Mbrojtjes: Të angazhuar zjarrëfikës nga gjashtë bashki dhe 60 trupa të FA-së

Ministria e Mbrojtjes deklaroin se “në bashkinë Poliçan, jashtë territorit të Uzinës Mekanike, vijon aktive një vatër zjarri në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte”.

Në një deklaratê për mediet mbrëmjen e sotme, Ministria e Mbrojtjes bën me dije se “flakët kanë kaluar mbi ujësjellësin dhe janë afruar pranë një grupi banesash si dhe pranë Azilit të të Moshuarve në qytet”.

“Në terren po punojnë forcat zjarrfikëse të bashkive Poliçan, Berat, Skrapar, Lushnje, Patos dhe Roskovec, të ndihmuara nga 60 trupa të Forcave të Armatosura dhe mbështetje nga ajri. Pavarësisht përpjekjeve intensive, zjarri ende nuk është shuar. Forcat operacionale vijojnë punën me intensitet për ta vendosur nën kontroll”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Të ngajshme

Haxhiu: Dënoj ashpër sulmin fizik ndaj Hysni Mehanit, institucionet të veprojnë menjëherë dhe pa asnjë hezitim

Valjeta Turkaj

18 minatorët e ngujuar në “Trepçë” dalin nga miniera, u bllokuan shkaku i zjarrit që shpërtheu në orët e para të mëngjesit

Valjeta Turkaj

E dhimbshme: Gjendet e vdekur gruaja që u raportua e zhdukur në Deçan

Valjeta Turkaj