Telenews

Zjarri në Prishtinë, policia: Situata është nën kontrollë, deri tani kaq personave iu ofrua ndihmë mjekësore

Flora Ahmeti, zëdhënëse në polici për rajonin e Prishtinës, konfirmon për Gazetën Express se zjarri është lokalizuar në ndërtesën që u përfshi nga flaka në Emshir të Prishtinës. Në bazë të të dhënave që posedon policia, deri më tani 13 personave u është ofruar ndihmë mjekësore.

Shkaqet e zjarrit është herët të dihen, teksa Ahmeti shprehet se për detaje të tjera opinioni publik do të njoftohet me kohë.

Konfirmimi i saj i plotë:

Sot rreth orës 18:40, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë në lagjen Emshir në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit të cilët po merren me rastin.

Derisa po vazhdon evakuimi banorëve të ndërtesës, bazuar në të dhënat e deritanishme disa persona janë duke u trajtuar nga ekipet mjekësore, kryesisht probleme që janë shkaktuar nga tymi.

Informacion shtesë:

Aktualisht situata është vënë nën kontrollë, zjarri është lokalizuar nga ana e zjarrfikësve.  Bazuar në të dhënat aktuale numri i personave që u është ofruar tretman mjekësor arrinë në trembëdhjetë (13). Për detajet rreth rastit do të njoftoheni pas përfundimit të ekzaminimeve të nevojshme hetimore e procedurale nga institucionet kompetente.

Të ngajshme

Rusia kërcënon me ndalimin e plotë të WhatsApp-it

KushtrimGuraj

1 milion e 515 mijë Euro për deputetët pa asnjë ligj të miratuar, askush s’hoqi dorë nga paga

KushtrimGuraj

Macron: Nga viti i ardhshëm edhe në shkollat e mesme do të ndalohet përdorimi i telefonave

KushtrimGuraj