Telenews

Zjarri në Tiranë, Rama: Banorët e prekur do mbështeten me bonus qiraje

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka garantuar se banorët e prekur nga zjarri që shkrumboi pallatin pranë QSUT-së në Tiranë do të mbështeten me bonus qiraje.

Në një postim në Facebook, Rama shkruan se kjo mbështetje do të vijojë deri sa banorët të mund të rikthehen në banesat e tyre, teksa thekson edhe një herë se pallati do të riparohet po nga vetë ndërtuesi.

“Po, banorët e prekur nga zjarri në banesat e tyre do të mbështeten me bonuse qiraje, deri kur të rikthehen së shpejti në pallatin e riparuar 100% nga ndërtuesi”, shkruan Rama.

Pallati u përfshi nga flakët pasditen e 14 prillit, duke shkaktuar dëme të mëdha. Fatmirësisht, nuk u raportuan viktima, ndërsa 11 persona morën lëndime për shkak të flakëve dhe asfiksisë nga tymi, mes të cilëve edhe zjarrfikës.

Sipas hetimeve të deritanishme, zjarri ka nisur në pjesën e pasme të ambienteve të një marketi, ndërsa dyshohet se flakët mund të jenë shkaktuar nga disa fëmijë që luanin pranë godinës.

Të ngajshme

Aktakuzë ndaj dy personave për shitje të kokainës në Mitrovicë

Yllka Gashi

I plagosuri eci 40 minuta në këmbë me plumbin në shpatull, si ndodhi atentati në Dukagjin

Yllka Gashi

Vdekja e punëtorëve në vende pune, Sindikata e KEK-ut zhvillon një aksion simbolik

Yllka Gashi