Telenews

Zjarri në zonën industriale në Prishtinë, policia jep detaje: Dëmet janë të konsiderueshme, s’raportohet për ndonjë person të lënduar

Rreth orës 20:00 të mbrëmjes, Policia e Kosovës ka marrë njoftime për një zjarr të aktivizuar në ambientet e një kompanie, brenda zonës industriale të Prishtinës.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka dhënë detaje për ngjarjen.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit që po punojnë intensivisht për lokalizimin e zjarrit. Sipas informacioneve të para zyrtare, dëmet në objekt janë të konsiderueshme, por fatmirësisht, deri tani nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.”, tha fillimisht Borovci.

“Aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen, ndërkaq, për të dalë në vendin e ngjarjes ka ftuar edhe zyrtarin për hetimin e shkaqeve të zjarrit Policia fton qytetarët e zonës të shmangin lëvizjet përreth zonës për sigurinë e tyre dhe për të mos penguar intervenimin e ekipeve emergjente”.

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj