Telenews

Zjarrin kaplon një fabrikë në Prizren, lëndohen dy persona

Një zjarr i madh ka kapluar një fabrikë në qytetin e Prizrenit.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar, Shaqir Bytyqi- zëdhënës në Policinë e Kosovës për rajonin e Prizrenit.

“Rreth orës 17:00 , është raportuar për një zjarr në fabrikën e peletit “Swiss Pelet” në lagjen Arbana, Prizren”, ka thënë fillimisht Bytyqi.

Nga zjarri kanë pësuar lëndime dy persona.

“Policia dhe zjarrfikësit kanë dal në vendngjarje dhe zjarri  është lokalizuar. Dy persona janë lënduar,  njëri nga ata në gjendje të rëndë dhe është dërguar për në QKUK në Prishtinë”, ka shtuar më tutje Bytyqi.

Sektori Rajonal i Hetimeve, DRP Prizren është duke hetuar rastin, ka shtuar më tutje Bytyqi.

Të ngajshme

18-vjeçari nga Dragashi është i riu që humbi jetën në aksidentin në Austri

Rrezarta Ramaj

Rexhbeçaj: Humbja më e dhimbshme e karrierës, por fillimi i diçkaje të madhe!

Rrezarta Ramaj

Afërdita Demaku sot ka ditëlindjen,ja ku po e feston

Blearta