Telenews

Zogaj: Ka gjashtë muaj që e presim një takim me kryeministrin

Nënkryetari i kryeqytetit, Alban Zogaj ka thënë se komuna e Prishtinës nuk është duke i bërë opozitë qeverisë, por është e kundërta.

Zogaj ka deklaruar se nuk ka koordinim të plotë mes qeverisë qendrore dhe komunave. Sipas tij, fakti që kryeministri i vendit nuk e ka vizituar Komunën e Prishtinës që një vit e gjysmë tregon se mungon një koordinim.

“Ne kemi pesë apo gjashtë muaj që presim të takohemi me kryeministrin, i kemi dërguar edhe ftesë zyrtare për t’i diskutuar problemet e përbashkëta sepse po flasim për kryeqytetin sepse kryeqyteti është përtej një komune sepse i takon edhe vet qeverisë. Nuk ka përplasje të mëdha por ka barriera dhe kjo çështja e bartjes së të hyrave vetanake neve si kryeqytet na ka shqetësuar, sepse kur flasim për bartjen e të hyrave flasim kryesisht për kryeqytetin ngase 35 milionë, 28 milionë janë të komunës së Prishtinës dhe kjo neve na atakon shumë”, ka thënë nënkryetari i Prishtinës në  EURO n’7.

Sipas Zogaj,t kjo çka po ndodh me të hyrat vetanake është absurde.

“Kjo çka po ndodh është antikushtetuese, për këtë ka pasur edhe një debat në Kuvendin e Kosovës ku u konstatuar se një veprim i tillë është antikushtetues dhe që qeveria nuk mund t’i marr ato fonde”, ka pohuar Zogaj.

Zogaj ka thënë po ashtu se nuk dëshiron të besojë se bllokada e të hyrave vetanake është ndonjë luftë speciale e qeverisë kundër Komunës së Prishtinës.

Të ngajshme

Franca urdhëron spitalet të jenë gati për luftë deri vitin e ardhshëm, Gjermania në gatishmëri nëse Putini përdor stërvitjet e ardhshme ushtarake për të sulmuar Evropën

KushtrimGuraj

Aksident tjetër mes një veture dhe motoçiklete në Prishtinë, pamje nga vendngjarja

KushtrimGuraj

Rezultonte i zhdukur që prej muajit maj, gjendet në Spanjë trupi i 30-vjeçarit shqiptar

Donat Hashani