Telenews

Zonja e parë amerikane takon atë ukrainase në Shtëpinë e Bardhë

Zonja e parë ukrainase Olena Zelenska vizitoi Shtëpinë e Bardhë të martën për t’u takuar privatisht me zonjën e parë amerikane, Jill Biden, dhe për të marrë pjesë në një takim më të madh dypalësh me zyrtarë amerikanë.

Zelenska u përshëndet në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti Joe Biden dhe Jill Biden. Presidenti i dorëzoi një buqetë të madhe me lule Zelenskës kur ajo doli nga makina dhe dy zonjat e para u përqafuan, shkruan CNN.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, zonjat e para ishte planifikuar të “diskutonin mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për qeverinë e Ukrainës dhe popullin e saj, ndërsa ata mbrojnë demokracinë e tyre dhe përballen me ndikimet e rëndësishme njerëzore të luftës së Rusisë, të cilat do të ndihen për vite me rradhë”.

Të ngajshme

Përplasje pas ndeshjes Rilindja–Arbëria, klubet japin versione të ndryshme

Yllka Gashi

Daut Haradinaj kërcënohet nga ushtarë rusë e serbë, ish-komandanti i UÇK’së: Këta për mu janë zagarë!

Yllka Gashi

Negroci në pritje të Jakup Krasniqit: Mesazhi që u vendos në hyrje të fshatit

Yllka Gashi