Telenews

ZRrE-ja aprovon ALPEX-it kërkesën për tarifa shtesë

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) të hënën ka miratuar kërkesën për Listën e Tarifave ALPEX sh.a për zonën e ofertimit të Republikës së Kosovës, si Operator i Emëruar i Tregut të Energjisë Elektrike (NEMO) që ndërlidhen me Tregun Ndërditorë.

Eksperti për tarifa dhe çështje rregullative, Muharrem Gashi, tha se ALPEX ka disa kërkesa për aktivitetin ditor.

“ALPEX ka disa kërkesa për aktivitetin ditor me shtu edhe tarifën ditore, shtimin e tarifës variabile për tregun ditorë, shtimin e tarifës të lirimit për tregun ditorë”, tha ai.

Tutje, shtoi se kanë edhe dy kërkesa tjera.

“Me ndryshu emërtimin e tarifës vjetore dhe provimit, me u bë pagesë njëherë nga tarifa vjetore që është në zbatim. ALPEX, ka volume të vogla tregtimi”, tha ai.

Aty u tha se ky vendim nuk ka ndikim tek tarifat e konsumatorëve.

Të ngajshme

“Komuna na la pa bukë”, kompanitë e autobusëve në grevë pasi ua ndaloi hyrjen nëpër Ferizaj (VIDEO)

Donat Hashani

Bitcoin arrin një rekord të ri historik

Valjeta Turkaj

ATK-ja mbledh mbi 500 milionë euro tatime për gjashtë muaj

Valjeta Turkaj