Telenews

Zubin Potok: Ndalet kamionist për kalim të paligjshëm të kufirit

gjakove:-policia-bastis-nje-shtepi,-37-vjecari-kapet-me-kokaine-e-marihuane

Njësitet policore të Kosovës, gjatë një patrullimi të përbashkët me pjesëtarët e KFOR-it në fshatin Bube të komunës së Zubin Potokut, kanë ndaluar një automjet-kamion rreth orës 22:00 të së hënës.

Sipas raportit policor, automjeti po drejtohej nga një mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka kaluar kufirin në mënyrë të kundërligjshme nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës.

Me urdhër të prokurorit kompetent, i dyshuari është intervistuar nga organet e rendit dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për të garantuar siguri dhe për të parandaluar veprimtaritë e paligjshme në zonat kufitare./Telenews.al/

Të ngajshme

Pasaporta e Kosovës forcohet për 7 pozita, por mbetet më e dobëta në rajon

Valjeta Turkaj

E trishtë: Vdes foshnja disa ditëshe nga Skenderaj

Valjeta Turkaj

Shërbimet kroate: Përshkallëzimi i tensioneve në Kosovë, rrezik i vazhdueshëm

Valjeta Turkaj