Telenews

Zv-kryeministri i RMV-së, Mexhiti: Situata me Osmanin, keqkuptim që është tejkaluar

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti ka thënë se organet shtetërore dje kanë reaguar menjëherë për të lejuar udhëtimin e presidentes Vjosa Osmani.

Mexhiti e ka quajtur si keqkuptim situatën e krijuar.

“Dëshiroj t’ju siguroj të gjithëve se institucionet e shtetit kanë reaguar menjëherë për të zgjidhur keqkuptimin e ndodhur në Aeroportin e Shkupit gjatë ditës së djeshme dhe Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani i është mundësuar udhëtimi pa shqetësime. Keqkuptimi i shkaktuar mes MPB, TAV dhe sigurimit të Presidentes është sqaruar dhe tejkaluar pa komplikime dhe situata është tejkaluar pa pasoja”, shkruan Mexhiti ndër të tjera në reagim.

Të ngajshme

Aksident tragjik në Qafën e Duhlës – humb jetën një grua, burri mbetet i lënduar

Valjeta Turkaj

30-35%, tarifat e Trumpit “godasin” Bosnjë e Hercegovinën dhe Serbinë

Erzana Fazliu

Çfarë po i mungon Elvana Gjatës? Këngëtarja e pranon hapur

Erzana Fazliu