Një grua 28 vjeçare nga Kosova është aksidentuar me Ferrarin e saj 200 mijë frangësh (202 mijë euro)
Gruaja shtatzënë është goditur nga një makinë e tipit Golf në Zvicër në rrugën kryesore në qytetin e Menzingen, pasditen e së mërkurës.
Shoferi 20 vjeçar, shtetas nga Maqedonia e Veriut kishte deklaruar se nuk e kishte vërejtur “Ferrarin” që po afrohej.
Ai kishte për t’u kthyer majtas dhe kishte për të hyrë në një pompë të benzinës “Coop”.
Ferrari i tipit 488 GTB u përplas po ashtu edhe me një Reno Clio, që po lëvizjte pas Golfit.
20 vjeçari, shtetas i Maqedonisë së Veriut i cili drejtonte veturën e tipit GOLF, u shtrua në spital për shkak të lëndimeve në dorën e majtë.
Lëndime ka pësuar edhe 29 vjeçari nga Rumania, i cili voziste Clion, po ashtu ka pësuar tronditje nga aksident.
Në spital ësbhtë dashur të shkojë edhe 28 vjeçarja nga Kosova, e cila është kontrolluar nga mjekët.
Sipas zëdhënësit të policisë kantonale në Aargau, Benhard Grasser në këtë aksident dëmet e shkaktuara llogaritet të jenë 100 mijë euro.
Ndaj shoferiit të Golfit është ngritur kallëzim në prokurorinë publike, njofton Blick.ch përcjell Klankosova.tv.