Telenews

Zvicra mposhti Portugalinë, golashënuesi i ndeshjes hyri në histori të Ligës së Kombeve

Kombëtarja e Zvicrës regjistroi sonte fitoren e parë të këtij edicioni në Ligën e Kombeve.

Zvicra mposhti Portugalinë me rezultatin 1:0, shkruan Gazeta Express.

Golin e vetëm dhe të fitores për “Helvetikët” e shënoi Haris Seferovic, i cili me këtë gol hyri edhe në histori të Ligës së Kombeve.

Seferovic shënoi saktësisht në sekondën e 55-të. Ky gol është më i shpejti i shënuar në histori të kësaj gare.

Ndryshe, Zvicra ka tri pikë dhe renditet e fundit në Grupin 2 të Ligës A. Kurse, Portugalia është e dyta me shtatë pikë. /Gazeta Express/

 

The post Zvicra mposhti Portugalinë, golashënuesi i ndeshjes hyri në histori të Ligës së Kombeve appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Barcelona pranë transferimit të përhershëm të Rashfordit

Valjeta Turkaj

Ronaldo udhëton drejt Madridit për të kuruar gjurin

KushtrimGuraj

Real Madridi pa Mbappen në ndeshjen e parë ndaj Manchester Cityt

Rrezarta Ramaj