Telenews

Zvogëlohet numri i protestuesve në veri

Në komunat veriore të vendit, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin-Potok, qytetarët serbë, kryesisht punëtorë të institucioneve, tashmë janë tubuar para ndërtesave komunale.

Ata po protestojnë që nga 26 maji kundër prezencës së Policisë së Kosovës dhe kryetarëve shqiptarë të këtyre komunave.

Numri i tyre vazhdon të jetë i vogël, siç ka ndodhur ditëve të fundit.

Pjesëtarë të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës, ndonëse në numër të vogël, po vazhdojnë të qëndrojnë pranë dhe brenda ndërtesave komunale.

Aktualisht situata e përgjithshme në këto komuna konsiderohet të jetë e qetë.

Të ngajshme

Vendosja e gurthemeleve për urat mbi Ibër, ndalohen gjashtë persona

Donat Hashani

Osmani i ndan mirënjohje komandantit në largim të KFOR-it amerikan, mirëpret të riun

Donat Hashani

Kurti deklarohet pas gurthemelit për ndërtimin e dy urave që lidhin jugun me veriun e Mitrovicës

Donat Hashani