Një tender në vlerë të 350 mijë eurove është shpallur nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës. Qëllimi i tij është që të blihen bileta për udhëtime jashtë vendit. Parashikimet janë që me këto para të blihen fiks 700 bileta.
Kryeministri Albin Kurti duket se po planifikon të mbetet edhe për një kohë të gjatë në pushtet.
Madje ai ka bërë plane që edhe të udhëtojë goxha shumë jashtë shtetit.
Nëse krejt planet i ecin sipas parashikimeve, atëherë nga buxheti i shtetit Kurti dhe stafi i tij do t’i shpenzojnë edhe 350 mijë euro në bileta të aeroplanit.
Ndonëse mandatit i Kurtit si kryeministër tashmë ka përfunduar, zyra e tij ka shpallur tenderin për blerjen e tyre, shkruan Demokracia.com.
Krejt procesi i këtij shërbimi po planifikohet të kryhet deri më datën 07.04.2025.
“Shërbime të transportit ajror – bileta aeroplani. Kohëzgjatja e kontratës publike kornizë: në muaj 36 Vlera e parashikuar e kontratës: 350,000.00. do të blihen 700 bileta. Afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve: data 07.04.2025”, thuhet në njoftimin e shpallur.
Tutje thuhet se kjo blerje po bëhet me afat të përshpejtuar.
“Arsyeja e shkurtimit të afatit është që të arrihet sa më shpejt deri te sigurimi i shërbimeve të transportit ajror në harmoni me kërkesat dhe nevojat e ZKM-së”.
Zyra e kryeministrit ka treguar se “Qëllimi i kontratës publike kornizë është që të përcaktohen kushtet që rregullojnë furnizimin me avio-bileta nga Operatori Ekonomik”
“Qëllimi i këtij aktiviteti është që të lidhet një kontratë kornizë me një Operator ekonomik (OE) të kualifikuar i cili do të ofronte shërbimet e rezervimit dhe lëshimit të aviobiletave për udhëtimet zyrtare që do të autorizohen nga ZKM-ja Gjatë periudhës 3 vjeçare numri i përafërt i biletave do të jetë 700 copë në destinacione të ndryshme të botës. Kontrata konsiderohet e realizuar në bazë te sasive të biletave dhe jo vlerës”.
Në dosjen e tenderit janë treguar edhe disa kritere për komapniën fituese, e cila duhet të jetë e gatshme të ofroj shërbime në 24 orë. Po ashtu edhe telefonat kompania fituese duhet t’i ketë gjatë tere kohësn në hapur.
“Ofruesi i Shërbimeve – duhet të përgjigjët brenda orës (60 min ). nga momenti i kërkesës nga ana e Autoritetit Kontraktues për biletat në formë elektronike. OE duhet të caktoj person specifik i cili do të jetë pikë kontakti për ZKM dhe në dispozicion 24 orë për kërkesat e kabinetit. Personi që caktohet duhet ta ketë numrin direkt ku mund të kontaktohet në çfardo kohe. Në rast se thirrja nuk realizohet (nuk ka përgjigje nga agjencioni gjatë thirrjes), thirrja nga agjencioni duhet të kthehet brenda 15-30 minutave. Ky person duhet të jetë person ndryshe nga personi/kontakti emergjent të cilën duhet ta kemi po ashtu te përcaktuar nga agjencioni. Ofruesi i shërbimeve duhet të jetë në gjendje për të garantuar Shërbime 365 ditë në vit, 7 ditë në javë dhe 24 orë në ditë dhe duke ofruar emrat e personave të kontaktit, emailat dhe numrin e telefonit kjo do të jetë si kusht pas nënshkrimit të kontratës (kjo është një kërkesë e detyrueshme)”/Demokracia.com/.