Telenews

Zyrtare: Ansu Fati është i Monaco-s

zyrtare:-ansu-fati-eshte-i-monaco-s

Pas transferimit të Paul Pogbas, Monaco bën një tjetër goditje.

Ansu Fati tashmë zyrtarisht është lojtar i Monacos. Talenti spanjoll është transferuar nga Barcelona në formë huazimi, me një opsion blerjeje në fund të sezonit, në një marrëveshje që pritet t’i japë një drejtim të ri karrierës së tij pas disa vitesh të vështira me lëndime.

Sipas “L’Équipe”, klubi francez ka të drejtën ta blejë për 11 milionë euro, ndërsa Barcelona do të paguajë gjysmën e pagës së tij gjatë periudhës së huazimit.

Fati mbërriti në jug të Francës të enjten dhe kaloi testet mjekësore të premten, përpara se të zyrtarizohej transferimi i shumëpritur.

Lëvizja drejt Principatës vjen pas disa javësh negociatash intensive mes dy klubeve, të cilat më në fund gjetën një zgjidhje që i shërben interesave të të gjitha palëve.

Ansu Fati synon të rigjejë formën më të mirë dhe të rifillojë karrierën në mënyrë të qëndrueshme pas një periudhe me pak minuta loje te Barça.

Klubi francez po ndërton një skuadër ambicioze për sezonin e ri dhe pret që Fati të jetë një nga pikat kyçe në repartin ofensiv.

Të ngajshme

Turqia arrin në çerekfinale të EuroBasket 2025

Donat Hashani

“Nuk ban me folë ashtu për neve”, për çfarë e ka fjalën Xhaka?

Donat Hashani

Muriqi për humbjen: Kishim motivin para ndeshjes, por në lojë “humbëm kryet”

Donat Hashani