Telenews

Zyrtare: Ardit Tahiri huazohet te HJK Helsinki

zyrtare:-ardit-tahiri-huazohet-te-hjk-helsinki

Sulmuesi i Llapi, Ardit Tahiri, i bashkohet HJK Helsinki në formë huazimi për një sezon nga KF Llapi, me opsion blerjeje të përfshirë në marrëveshje.

22-vjeçari sjell një prani të fortë fizike në repartin ofensiv të skuadrës finlandeze. Përveç forcës në ajër, ai njihet për aftësinë për të përfunduar aksionet në mënyra të ndryshme dhe për teknikën e mirë me topin.

“Jam shumë i lumtur për transferimin te HJK. Ky është klubi më i madh në Finlandë dhe shpresoj se mund ta ndihmoj ekipin të fitojë kampionatin. Do të bëj çmos për këtë”, – u shpreh Tahiri pas prezantimit.

Karriera e tij nisi si adoleshent te KF Besa Pejë, ku debutoi në elitën e futbollit kosovar gjatë sezonit 2020/21 dhe shënoi 9 gola në vitin e parë.

Më pas kaloi te FC Drita, ku përsëriti të njëjtën shifër golash. Në vitin 2024, ai provoi një përvojë gjashtëmujore në Shqipëri me Dinamo City, përpara se të kthehej në vendlindje dhe t’i bashkohej KF Llapit.

Të ngajshme

Tyson Fury thotë se nuk e mbështet më Manchester Unitedin – tregon edhe arsyen

KushtrimGuraj

Zhegrova bën ‘like’ postimin e Yildizit

Donat Hashani

A e bindi Shaqa Leon Avdullahun që të zgjedhë Kosovën?

Donat Hashani