Telenews

Zyrtare: Drilon Islami bëhet “kuq e zi”

KF Shkëndija njofton angazhimin e mesfushorit defenaziv, Drilon Islami. 25 vjeçari në Tetovë vjen pasi shkëputi kontratën me Clujin e Rumanisë.

Futbollisti kosovar që shkëlqeu me Prishtinën në elitën kosovare, para se të transferohej në Rumani ka kaluar me sukses ekzaminimet mjekësore. Menjëherë pas kësaj ka firmosur kontratën që e lidh me Shkëndijën për 2.5 vitet e ardhshme.

Drilon Islami karrierën si profesionist e nisi te klubi i qytetit të lindjes, Ferizaji, derisa më vonë do të luante edhe me Dritën e Gjilanit dhe Prishtinën ku ishte edhe kapiten i skuadrës. Ka qenë pjesë e moshave të Kosovës, ndërsa te Kluzhi i Rumanisë u transferua janarin e vitit të shkuar.

Të ngajshme

Erblin Osmani: Gjithmonë kam dashur të luaj për Kosovën, jam shumë krenar –

KushtrimGuraj

Irlanda bën një ndryshim në skuadër para ndeshjes ndaj Kosovës

Yllka Gashi

Krimet Ekonomike zbarkojnë në Federatën e Futbollit Kroat

Yllka Gashi