Telenews

Zyrtare: Edhe një futbollist i Kosovës shkon te kombëtarja shqiptare

Pak kohë më parë “Dardanët” mbetën pa Arbnor Mujën dhe Mirlind Dakun, të cilët, për shkak të pakënaqësive, preferuan t’i bashkohen Kombëtares shqiptare.

I pari nuk po merrte ftesë nga Kosova A, e i dyti nuk po ftohej qe një kohë, përkundër pritjes.

E tash, Federata e Futbollit të Kosovës është “zënë në gjumë” përsëri.

Në fakt, njëri prej talentëve të së ardhmes, Dion Berisha vendosi t’i thotë “po” Kombëtares U-21 të Shqipërisë.

Pakujdesia e shtëpisë së futbollit kosovar bëri që ta humbasë edhe një lojtar që ka mundur të ishte pjesë e rëndësishme e ekipit A të Kosovës.

Në fakt, sot selektori i Kombëtares U-21 të Shqipërisë, Alban Bushi e shpalli listën e 24 emrave të ftuar për dy ndeshjes kualifikuese të Euro 2025 ndaj Finlandës dhe Malit të Zi.

Dhe, në mesin e të ftuarve shihet edhe emri i talentit të Bayrn Munich II, Dion Berisha.

“Nuk mungojnë risitë në listën e Kombëtares U-21, teksa për herë të parë trajneri Alban Bushi e ka ftuar portierin Brajan Lenja nga skuadra e Luzit, mbrojtësin Brayan Boci (Lecco – Serie B), mesfushorin Enis Shabani nga skuadra gjermane, Mainz 05 II dhe sulmuesin Dion Berisha (Bayern II)”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.

Dion Berisha ka qenë pjesë e Kombëtares U-21 të Kosovës, ndërsa për herë të fundit ka luajtur me “Dardanët e rinj” muajin e kaluar kundër Polonisë. Ai është pjesë e skuadrës së dytë të Bayern Munich, e cila zhvillon gara në kategorinë e kartërt gjermane.

Të ngajshme

Martinez lëndohet në kokë, portieri argjentinas paralajmëron rikthimin pas disa javësh –

KushtrimGuraj

Hadribeaj humbet titullin e WBC-së, mposhtet në sekondat e fundit –

KushtrimGuraj

Qentë e tij sulmuan rëndë një 17-vjeçar, ylli i Real Madridit përballet me gjykatën – prokuroria kërkon gjobë dhe dëmshpërblim –

KushtrimGuraj