Telenews

Zyrtare: Edon Zhegrova bëhet shtetas i Shqipërisë

Ylli i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, ka marrë edhe shtetësinë shqiptare. Lajmi është konfirmuar sot përmes një postimi në Facebook nga gazetari Arlind Sadiku, i cili ka ndarë edhe një foto të dekretit presidencial, transmeton Telenews.al.

Dekreti i firmosur zyrtarisht nga Presidenti i Shqipërisë i jep Zhegrovës pasaportën kuqezi, duke i hapur rrugë edhe mundësisë që ai të jetë pjesë e përfaqësueses së Shqipërisë në të ardhmen.

Arlind Sadiku – Lajmi i fundit 🚨 Edon Zhegrova bëhet edhe shtetas… | Facebook

Zhegrova prej kohësh është një nga futbollistët më të pëlqyer dhe më të talentuar të gjeneratës së re, i cili aktualisht po shkëlqen me klubin e tij në Francë dhe me paraqitjet e tij të vazhdueshme në fushë./Telenews.al./

Të ngajshme

Vinicius Jr e tejkalon Gareth Bale për nga golat e shënuar në Real Madrid

Valjeta Turkaj

Zyrtare: Albian Hajdari kalon te Hoffenheim

KushtrimGuraj

Tragjedi pas ndeshjes së Bundesligës! Një person humb jetën pas një sherri me tifozët e skuadrës rivale

KushtrimGuraj