Telenews

Zyrtare: Fernando Santos nuk është më përzgjedhës i Portugalisë

Fernando Santos nuk është më përzgjedhës i Portugalisë pasi ekipi i tij humbi nga Maroku në çerekfinalet e Kupës së Botës, ka njoftuar Federata Portugeze e Futbollit (FPF).

Portugalia pësoi një humbje tronditëse 1-0 nga Maroku në Katar të shtunën, pasi Santos e filloi ndeshjen me golashënuesin rekord të të gjitha kohërave të vendit, Cristiano Ronaldo në stolin e zëvendësuesve.

“Pas një prej pjesëmarrjeve më të mira ndonjëherë nga ekipi kombëtar në fazat finale të Kupës së Botës…FPF dhe Fernando Santos e kuptojnë se ky është momenti i duhur për të nisur një cikël të ri”, thuhet në një deklaratë të FPF.

Santos, i cili është kritikuar shumë për taktikat e tij, u bë trajner i Portugalisë në vitin 2014 dhe drejtoi vendin në 109 ndeshje.

Ata fituan Kampionatin Evropian në 2016 dhe Ligën e Kombeve në sezonin 2018/19.

“Përveç titujve të fituar, Fernando Santos u bë trajneri me më shumë ndeshje dhe më shumë fitore. Ishte një nder të kishim një trajner dhe një person si Fernando Santos në krye të ekipit kombëtar”, shkruhet në njoftim.

Të ngajshme

Klubi anglez e vlerëson Xavin si opsion për stolin e tyre

KushtrimGuraj

Paul Scholes zbulon kush është transferimi më i keq në histori të Man United

KushtrimGuraj

Lajm bombastik: Modric transferon yllin e Realit te Milani me kosto zero

KushtrimGuraj