Telenews

Zyrtare: Hamdi Namani huazohet te Gjilani nga Prishtina deri në fund të sezonit

zyrtare:-hamdi-namani-huazohet-te-gjilani-nga-prishtina-deri-ne-fund-te-sezonit

Gjilani ka zyrtarizuar arritjen e marrëveshjes me Prishtinën për huazimin e mesfushorit Hamdi Namani deri në përfundim të këtij edicioni.

Futbollisti 31-vjeçar i bashkohet skuadrës gjilanase si i huazuar nga klubi kryeqytetas, me të drejta të plota aktivizimi deri në fund të sezonit.

Marrëveshja i jep trajnerit të Gjilanit një alternativë me përvojë në repartin e mesfushës në fazën vendimtare të kampionatit.

Namani është një emër i njohur në futbollin vendor, pasi gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e disa skuadrave në Kosovë.

Në pjesën e parë të këtij sezoni ai kontribuoi për FC Prishtinën, prej nga mori dritën jeshile për t’u transferuar në formë huazimi te Gjilani.

Me afrimin e tij, Gjilani synon të shtojë eksperiencë dhe stabilitet në mesfushë, duke rritur konkurrencën brenda skuadrës për objektivat e mbetura të sezonit.

Të ngajshme

Trajneri i Sllovakisë: Skriniari po e rrezikon karrierën e tij për ndeshjen ndaj Kosovës

Blearta

Granit Xhaka përlotet, rrëfen vështirësitë e fëmijërisë

Valjeta Turkaj

Bunjaku e publikon listën e Kosovës U-19 për ndeshjet e marsit

Blearta