Telenews

Zyrtare: Igli Tare drejtori i ri sportiv i Milanit

Gjiganti evropian, Milan ka gjetur drejtorin e ri sportiv.

Dhe ai është sulmuesi legjendar i Kombëtares Shqiptare, Igli Tare, duke u bërë shqiptari i parë që merr këtë pozitë.

Ai ka nënshkruar kontratë trevjeçare me “Rossonerët”.

Tare, foli edhe për faqen zyrtare të Milanit, duke u shprehur i lumtur që i bashkohet në këtë pozitë.

“Të bëhesh pjesë e një klubi si AC Milan është një burim krenarie dhe përgjegjësie të madhe. Falënderoj Klubin që më besoi këtë rol. Klubi e njeh vendosmërinë time të fortë dhe dëshirën time për të pasur sukses: Do t’ia kushtoj të gjithë përvojën time shërbimit ndaj këtij Klubi të madh, i cili është i vendosur të kthehet në ballë të futbollit italian dhe evropian”, u shpreh Tare.

Milani është klubi i dytë ku ka qenë drejtor sportiv, pasi që më parë ishte edhe drejtor sportiv i ish-skuadrës së tij, Lazios.

Të ngajshme

Mbyllen 45 minutat e parë: Real Betisi ka epërsinë përballë Chelseat

KushtrimGuraj

Pa stadium, Gjilani në kolaps: Nuk po na vijnë lojtarët në klub

KushtrimGuraj

Kryetari i Bujanocit porosit Gjimshitin: Duhet ta mposhtësh Serbinë (VIDEO)

Donat Hashani