Telenews

Zyrtare: Kosova shënon sërish ngritje në renditjen e re të FIFA’s

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka shënuar sërish ngritje në renditjen e FIFA.
Organi më i lartë i futbollit ndërkombëtar, FIFA ka publikuar sot renditjen e re të kombëtareve pas ndeshjeve të zhvilluara muajt e fundit.
Kosova nga katër ndeshjet e zhvilluara në qershor mori dy fitore dhe dy humbje – por pavarësisht kësaj ka shënuar ngritje për një pozitë.
Në renditjen e fundit të publikuar nga FIFA në fund të muajit mars, Kosova pozicionohej në vendin e 107’të – kurse në renditjen e publikuar sot, “Dardanët” renditen në vendin e 106’të.

Të ngajshme

Flick interesohet për ‘dështakun’ e Liverpoolit, dëshiron ta marrë te Barcelona

KushtrimGuraj

Kosova U20 me paraqitje pozitive, po rivalizon Zvicrën për një vend në gjysmëfinale

Donat Hashani

Arrihet marrëveshja, Unitedi e transferon Mbeumon për 82 milionë euro

Donat Hashani