Telenews

Zyrtare: Lojtarët e La Ligas do të protestojnë këtë fundjavë, pas vendimit që ndeshja Villarreal – Barça të luhet në SHBA

zyrtare:-lojtaret-e-la-ligas-do-te-protestojne-kete-fundjave,-pas-vendimit-qe-ndeshja-villarreal-–-barca-te-luhet-ne-shba

Zyrtare: Lojtarët e La Ligas do të protestojnë këtë fundjavë, pas vendimit që ndeshja Villarreal – Barça të luhet në SHBA

Shoqata e Lojtarëve Spanjollë (AFE) ka njoftuar protesta kundër planeve të La Ligës për të zhvilluar ndeshjen Villarreal – Barcelona në Miami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lojtarët në gjithë kampionatin do të mbajnë demonstrata para fillimit të çdo ndeshjeje gjatë këtij fundjave, shkruan “Gazeta Express”.

Lojtarët nuk do të luajnë fare për 15 sekondat e parë të ndeshjes.

Protesta ka për qëllim të kundërshtojë idenë e zhvillimit të ndeshjeve zyrtare të ligës jashtë Spanjës, pasi sipas lojtarëve kjo ndikon tek drejtësia e konkurrencës dhe qasja e tifozëve.

“AFE” insiston se nuk është konsultuar për këtë vendim dhe ka bërë thirrje që La Liga të zhvillojë bisedime para se të procedojë me planin.

Ndeshja e propozuar Villarreal – Barcelona në Miami do të ishte hera e parë në histori që një ndeshje e La Ligës luhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./GazetaExpress/

Të ngajshme

Ofertat e shumta nga Liga Premier, Real Madridi merr vendimin përfundimtar për Nico Paz

KushtrimGuraj

Zyrtare: Franco Foda rinovon kontratën me Kosovën deri në vitin 2027

Valjeta Turkaj

Barcelona në vëzhgim të Fisnik Asllanit, talenti kosovar drejt La Ligës?

Valjeta Turkaj