Telenews

Zyrtare: Marcus Rashford bëhet pjesë e Aston Villës

zyrtare:-marcus-rashford-behet-pjese-e-aston-villes

Pas shumë kthesash gjatë rrugës, sulmuesi anglez Marcus Rashford është larguar nga Manchester United.

Rashford iu bashkua Aston Villës nga ‘Djajtë e Kuq’ në formë huazimi deri në fund të sezonit.

27-vjeçari ka qenë një lojtar kyç për Unitedin që prej se u bë pjesë e ekipit të tyre të parë, por në nëntor të vitit të kaluar, ai tha në një intervistë se është gati për një aventurë të re.

Ai nuk ka bërë ndonjë paraqitje për Unitedin që prej 12 dhjetorit, pavarësisht se ishte i gatshëm për lojë.

Rashford ka shënuar shtatë gola në 24 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon, përkundër mungesës së minutave.

Huazimi i Rashford i jep fund përkohësisht lidhjes së tij 20-vjeçare me klubin, ku gjatë kësaj kohe ai ka ndihmuar ata të fitojnë Ligën e Evropës, dy herë FA Cup dhe dy herë Carabao Cup.

Ylli anglez e kishte përfunduar sezonin 2022/2023 si golashënuesi më i mirë i ekipit me 30 gola, teksa numëron 60 paraqitje për kombëtaren angleze që prej se bëri debutimin e tij në vitin 2016.

Ai largohet duke lënë Unitedin në pozitën e 13-të në tabelë, për t’iu bashkuar Aston Villës të cilët momentalisht janë në pozitën e tetë dhe po garojnë në Ligën e Kampionëve.

Të ngajshme

Arsenali akuzohet se është ‘përgjegjës’ për luftën mizore në Republikën Demokratike të Kongos

KushtrimGuraj

𝗞𝗼𝗺𝘂𝗻𝗶𝗸𝗮𝘁𝗲̈ 𝗭𝘆𝗿𝘁𝗮𝗿𝗲: 𝗚𝗲𝗻𝘁𝗿𝗶𝘁 𝗧𝗮𝗹𝗹𝗮 𝗽𝗲̈𝗿𝗳𝗼𝗿𝗰𝗼𝗻 𝗟𝗹𝗮𝗽𝗶𝗻

KushtrimGuraj

Dueli i dy gjigantëve anglezë, formacionet zyrtare: Arsenal – Manchester City

KushtrimGuraj