Telenews

Zyrtare: Ronaldo largohet nga Manchester United, klubi konfirmon largimin e tij me një njoftim të shkurtër

Cristiano Ronaldo nuk do të jetë më lojtar i Manchester United dhe këtë e ka konfirmuar klubi.

Pas një muaji me shumë polemika dhe një interviste që bëri bujë të madhe, tashmë ‘martesa’ e dytë mes yllit portugez dhe klubit anglez ka ardhur në fund.

United ka shkruar dy rreshta par largimin e tij, duke e falënderuar dhe uruar fat në të ardhmen.

“Cristiano Ronaldo do të largohet nga Manchester United me marrëveshje të dyanshme, me efekt të menjëhershëm”.

“Klubi e falënderon atë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në dy periudha në Old Trafford, duke shënuar 145 gola në 346 paraqitje dhe i uron atij dhe familjes së tij më të mirën në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e klubit.

 

 

Në fund klubi e ka konfirmuar edhe njëherë besimin tek trajner Erik Ten Hag, duke shkruar që janë të përqendruar që të vazhdojnë rritjen nën drejtimin e tij.

Të ngajshme

Operacion 35 milionësh, Juventus ia rrëmben Milanit objektivin e merkatos

KushtrimGuraj

Ylli i Man Cityt drejt largimit përkundër dëshirës së Pep Guardiolas

KushtrimGuraj

Torino nuk e blen, Asllani transferohet te kampionët e shumëfishtë të Serie A

KushtrimGuraj