Lideri i Superligës së Kosovës, Ballkani, ka vazhduar me përfocime për stinoin pranveror, duke ofruar në skuadër sulmuesin Gambian, Ebrima Gaye.
Sulmuesi ka bërë karrierë në vendlindjen e tij dhe në Senegal, ndërsa pas Toni Domgjonit, bëhet përforcimi i dytë i tri herë kampionit në këtë afat kalimtar.
“Ebrima Gaye është përforcimi më i ri i Ballkanit, duke ardhur për të shtuar forcë dhe konkurrencë në repartin ofensiv të ekipit. Sulmuesi nga Gambia transferohet nga BST Galaxy, ku gjatë këtij sezoni është paraqitur në formë të mirë”.
“Gaye ka eksperiencë edhe në arenën ndërkombëtare, me paraqitje për përfaqësuesen e Gambisë, ndërsa gjatë karrierës së tij, ai ka luajtur edhe në Senegal”.
”Mirë se erdhe te Ballkani, të urojmë suksese Ebrima Gaye!”, thuhet në njoftimin e klubit.
Ballkani e nis pranverën nga pozita e parë me 33 pikë, tri më shumë se Prishtina që është ndjekësi I parë.

