Telenews

Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan nesër vjen në Kosovë

Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan do të vizitojë nesër Kosovën.

Ai do të pritet në takim nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka mësuar KosovaPress.

Diplomati amerikan ditë më parë ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të vizitojë Ballkanin Perëndimor, ku përveç Kosovës, ai kishte paralajmëruar vizitë në Bosnjë dhe Herecegovinë dhe Serbi.

“Pres me padurim përforcimin e lidhjeve në mes të Shteteve të Bashkuara dhe shteteve në rajon”, ka shkruar ai në platformën X më 9 korrik.

Zyrtari i lartë amerikan gjatë qëndrimit në Kosovë pritet të takohet edhe me përfaqësues dhe liderë nga partitë parlamentare.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, të enjten konfirmoi takimin, mirëpo shtoi që për shkak të një udhëtimi të tij, LDK-në do ta përfaqësojë në takim nënkryetarja, Hykmete Bajrami.

Takim me diplomatin amerikan ditë më parë ka pasur edhe presidentja, Vjosa Osmani, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në SHBA.

Të ngajshme

Dhunë në familje? Anita flet për Ramushin: Burri e tregon tjetërkund forcën

Rrezarta Ramaj

Starmer dhe Trump flasin për herë të parë që nga kritikat e presidentit ndaj Iranit

Rrezarta Ramaj

Zulfaj: Nëse Gjykata nuk urdhëron deputetët të jenë në seancë për zgjedhjen e presidentit, vendimet e saj humbin peshë

Rrezarta Ramaj