Telenews

Zyrtari i PSD-së: Kurti bëri drejtor Radomiroviqin që e përmendi si kriminel të veriut në Kuvend

Nikola Radomiroviq është emëruar dje drejtor në komunën e Leposaviqit, njoftoi ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Por, sipas zyrtarit të PSD-së, drejtori i ri është “Nikola Radomiroviqi” që Kurti e përmendi në Kuvend, në listën e kriminelëve të veriut.

Kryeministri Albin Kurti, në një fjalim të tij në Kuvendin e Kosovës për tensionet në veri, kishte përmendur dhjetëra emra serbësh, që sipas tij, ishin prapa veprimtarive ilegale në veri. Ndër këta emra, ai kishte përmendur edhe një “Nikola Radomiroviq”.

Zyrtari i Partisë Socialdemokrate, Bardh Ahmeti, ka shkëputur pjesën ku Kurti e përmend këtë emër, duke folur për një organizatë, sipas tij, kriminale të quajtur “Brigada e Veriut”.

Ahmeti pretendon se Nikola Radomiroviq i përmendur nga Kurti në listën e kriminelëve të veriut është përsoni që u bë së fundmi drejtor në Komunën e Leposaviqit, që e udhëheq në kushte të pazakonta Lulzim Hetemi i Lëvizjes Vetëvendosje.

“Një fjalim i Albin Kurtit para dy muajsh në Kuvendin e Kosovës, fliste me emra për kriminelët në veri të Kosovës. Ama, a e dini se njëri prej tyre dje është emëruar drejtor në komunën e Leposaviqit”, ka thënë Ahmeti në një video të publikuar në rrjetet sociale.

“Ky është Albin Kurti. Kur i duhesh, nga kriminel të bën hero brenda ditës”, thotë zyrtari i PSD-së.

Të ngajshme

“Uzurpim me forcë i zyrës” – reagon Fatos Qerimi, kërkon hetim urgjent nga Prokuroria Speciale

Rrezarta Ramaj

Kurti në përvjetorin e rënies së Agron Rrahmanit: Shembull i veprimtarit patriot dhe luftëtari të paepur të UÇK-së!

Rrezarta Ramaj

Për herë të parë Specialja publikon pamjet nga brenda burgut në Hagë ku mbahen Thaçi dhe të tjerët

Rrezarta Ramaj