Telenews

Zyrtari i VV-së: Është koha të dërgohet FSK në veri

Sekretari i Degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Egzon Azemi, ka thënë se pas zhvillimeve të fundit është koha që të dërgohet ushtria e Kosovës në veri të vendit.

“Është koha që FSK të dërgohet në veri të vendit”, ka shkruar Azemi në profilin e tij në ‘facebook’.

Ky reagim i tij vjen pas rrëmbimit të tre policëve kufitar të Kosovës nga ushtria serbe.

Propozim të njejtë ka pasur edhe ish-aktivisti i VV-së, Rron Gjinovci, i cili ka thënë se nëse KFOR-i s’mund ta sigurojë kufirin, atëherë duhet dërgohet FSK në Veri.

“Nëse KFOR-i s’mundet me i kontrollu kufijtë atëherë FSK duhet me u vendosë përgjatë kufinit me Serbinë. Boll mo me hajgare”, ka shkruar të mërkurë Gjinovci.

Të ngajshme

Auto Pjesë Beka kujdeset për çdo detaj të veturës suaj

Valjeta Turkaj

AAK mbledh Këshillin e Përgjithshëm, kompleton kandidaturat për kryetarë komunash

Valjeta Turkaj

Haradinaj: Kurti e ka ndarë mendjen për t’i bërë keq Kosovës

Valjeta Turkaj